Statistika interesante: Ky qytet i Kosovës, kërkon më së shumti në Google për koronavirus

Qytetarët e Pejës janë ata që më së shumti kanë kërkuar për koronavirusin në Google, ku në ‘Google Trends’ ky qytet radhitet me më së shumti kërkime rreth fjalës ‘koronavirus’.

Koronavirus deri më tani ka arritur që të infektojë mbi 1 milion e 400 mijë njerëz në tërë botën, ku nga ky numër kanë vdekur mbi 83 mijë persona.

Ndërkaq në Kosovë rastet së fundi janë në rritje, ku deri në këto momente numri i personave që kanë rezultuar pozitiv është 184. Pesë prej tyre kanë vdekur si pasojë e këtij virusi, derisa 30 të tjerë janë shëruar.

Kjo pandemi ka bërë që edhe qytetarët të kërkojnë shumë në internet për këtë virus dhe të informohen sa më shumë rreth tij.

Sipas ‘Google Trend’ kosovarët në ‘Google’ kanë kërkuar më së shumti termin ‘koronavirus’ në shtatë ditët e fundit, ku kanë kërkuar lajme apo edhe informacione tjera.

Qyteti i Pejës është i pari i cili është renditur në ‘Google Trends’, ku qytetarët atje kanë kërkuar shumë në lidhje me koronavirusin.

Pas Pejës, vijnë Çagllavica, Graçanica, Prishtina e rajonet tjera.