Staroviq: Në Bruksel, Vuçiqi imponoi zbatimin përfundimtar të marrëveshjes së vitit 2013 si temë të parë

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes, Nemanja Staroviq, është shprehur sot se takimet e djeshme në Bruksel kanë qenë shumë të vështira dhe kërkuese por që asgjë nuk është nënshkruar e as nuk është refuzuar.

Sipas  Staroviq, delegacioni serb i prirë nga presidenti Aleksandër Vuçiq ka arritur që të imponojë zbatimin përfundimtar të marrëveshjes së Brukselit nga viti 2013 si temë të parë dhe më të rëndësishmen.

“Albin Kurti pa dyshim që s’ishte i gatshëm ta shqyrtonte seriozisht këtë temë. E vetmja gjë për të cilën u ra dakord në thelb ishte që në javët në vijim të ketë vazhdimësi në formën e diplomacisë fluturuese,” – u shpreh ai për Tanjug, transmeton Kosovo-Online.

Sekretari Staroviq u shpreh se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe ishte “hapi zero” i zbatimit të marrëveshjes.