Stamboll: Zgjedhjet i rifiton kandidati i opozitës, Imamoglu

Kandidati opozitar i CHP-së, Ekrem Imamoglu i ka fituar zgjedhjet e përsëritura për qytetin ëm të madh të Turqisë, Stamboll.

Sipas të dhënave të agjencisë shtetërore turke, AA nga 95 % të votave të numëruara, Imamoglu ka fituar 53.71 % të votave, kurse kandidati i Erdoganit, Binali Yildirim 45.38 %, transmeton KTV.

“Kundërshtari im po udhëheq. E përgëzoj”, ka thënë Yildirim në një konferencë shtypi.

Partia e Erdoganit, AK e ka humbur edhe Ankaranë, dhe humbja e Stambollit është një tjetër goditje për regjimin e presidentit turk.