Rachana Shanbhogu

Stagflacioni, “përbindëshi” i ri për ekonomitë

Nga Rachana Shanbhogue, The Economist

Ndryshimi i gjeopolitikës, lufta Rusi-Ukrainë, një pandemi globale: kushdo që ka udhëhequr një biznes në uljet dhe ngritjet e viteve 2020 deri më tani, ndoshta mendon se i ka parë të gjitha.

Tani ata duhet të përgatiten për të luftuar me një tjetër armik, “përbindëshin me dy koka”: inflacionin e lartë dhe stagnimin ekonomik.

Kjo bishë e frikshme u shfaq për herë të fundit në vitet 1970, shumë përpara se shumica e drejtuesve të lartë të sotëm të kishin karrierën që kanë sot.

Si duhet të reagojmë?

Kompanitë tashmë duhet të përballen me inflacionin në rritje. Çmimet e aksioneve shënuan rënie në vitin 2022, pasi fillimisht një firmë dhe më pas një tjetër paralajmëruan për rritjen e kostove.

Ford raportoi se kostot e tij në tremujorin e tretë të vitit ishin 1 miliardë dollarë më të larta se sa kishte parashikuar, për shembull – një rritje ekuivalente me rreth 25% të fitimeve në tremujorin e dytë, raporton abcnews.al.

Çmimet e prodhimit u rritën me ritme vjetore që kaluan 40% si pasojë e rritjeve të papritura të çmimeve të energjisë. Megjithatë, edhe pse kostot u rritën, kërkesa e konsumatorëve mbeti e qëndrueshme, ende e mbështetur nga stimuli fiskal i miratuar gjatë pandemisë.

Kjo ndihmoi që fitimet e bizneseve amerikane, si pjesë e PBB-së, të arrinin një rekord të lartë gjatë vitit. Në vitin 2023, menaxherët do të përballen me detyrën e frikshme për të mbrojtur këto marzhe të larta fitimi pavarësisht presionit.

E para janë kostot ende të larta. Megjithëse çmimet e energjisë do të mbeten të qëndrueshme, domethenë të mbeten në të njejtat shifra, ato do të mbeten në nivele të larta, ashtu si pagat dhe kostot e tjera.

Dhe “krimbi i inflacionit të korporatave”, siç e përshkroi dikur Warren Buffett, një investitor i famshëm, rrezikon të “gëlltisë” edhe dollarët që ishin të destinuara për investime.

Kompanitë do të detyrohen të paguajnë më shumë për të ruajtur një nivel të caktuar prodhimi, në dëm të shpenzimeve kapitale.

E dyta do të jetë luhatja e kërkesës.

Edhe pse qeveritë në Europë po përpiqen të zbusin ndikimin e energjisë, konsumatorët do të blejnë më pak pasi po humbasin fuqinë blerëse.

Në Amerikë rritja e normave të interesit do të fillojë të dëmtojë ekonominë. Nuk është çudi, pra, që 39% e zyrtarëve kryesorë të anketuar nga Deloitte, një firmë konsulente, në gusht 2022 thanë se prisnin që Amerika të ishte në një periudhë stagflacioni në vitin 2023 dhe 46% presin një recesion.

Në këtë mënyrë, bosët do të duhet të ndërmarrin një sërë strategjish.

Më shumë prej tyre do të kërkojnë rritjen e çmimeve. Në vitin 2022, McDonald’s rriti çmimin e hamburgerëve të tij me djathë në Britani, për herë të parë në 14 vite, për shembull, dhe firmat e tjera do të ndjekin të njejtin shembull.

Por kjo nuk do të jetë diçka pozitive, klientët mund të reagojnë keq ndaj rritjes së çmimeve, duke bërë që një firmë të humbasë të ardhurat.

Por do të ketë disa kompani që nuk do të ndikohen plotësisht sepse shesin produkte thelbësore për të cilat kërkesa është përgjithësisht e lartë—si për shembull për mallrat e konsumit të prodhuara nga Nestle.

Jo të gjitha firmat janë të bekuara. Disa kompani do të përdorin mashtrimin e “reduktimit” – duke i bërë cokollatat më të vogla, për shembull, duke lënë çmimet të pandryshuara.

Tashmë, faturat më të larta të energjisë në Europë kanë filluar të riformësojnë zinxhirët e furnizimit të disa kompanive: basf, një gjigant i kimikateve, po prodhon amoniak me më shumë energji intensive për plehra në Amerikë dhe Belgjikë, për shembull, sesa në shtëpitë në Gjermani.

Ndoshta përpjekjet më të vështira për të mbajtur të qëndrueshme kostot do të përfshijnë pagat e punëtorëve. Me rënien e fuqisë punëtore për pjesën më të madhe të pandemisë, shefat zbukuruan zyrat e tyre dhe inkurajuan punën në distancë.

Por me rritjen e kostove dhe luhatjen e kërkesës, menaxherët mund të kalojnë nga kërkues në kundërshtarë. Ndërsa kostoja e jetesës rritet, sindikatat në Amerikë dhe Europë kanë kërkuar rritje të pagave.

Por rritja e pagave do të jetë më e vështirë të realizohet nën flamujt e kërkesës dhe frika për pushimin nga puna do të vazhdojë. Edhe në mesin e vitit 2022, gjysma e bizneseve amerikane të anketuara nga pwc, një tjetër konsulencë, thanë se po planifikonin të reduktonin numrin e punonjësve.

Ashtu si me sfidat e tjera me të cilat janë përballur vitet e fundit, disa kompani do të kenë feedback më pozitiv se të tjerat. Por ata që dalin fitimtarë nga kjo luftë e fundit e korporatës do të kenë mundësi të përmirësojnë reputacionin.

Atëherë le të fillojë beteja.

/abcnews.al