Stadiumi

Stadiumi i Gjilanit vazhdon të jetë në gjendje të tmerrshme

Kanë kaluar disa vite dhe ende nuk ka rregullim të stadiumit në qytetin e Gjilanit.

Gjendja e tij është e tmerrshme dhe duket sikur askush nuk jeton në këtë pjesë të qytetit.

Së fundmi janë premtuar miliona për ta rregulluar stadiumin, por duket se janë vetëm premtime.

Dhe kur e imagjinon se në këtë fushë bëjnë pjesë dy skuadra si Gjilani dhe Drita – të cilat marrin pjesë pothuajse gjithmonë në kompeticionet e UEFA-s, vërtetë është marre.