Katar

Stadiumi i Botërorit në Katar pret mijëra myslimanë për faljen e Bajramit

“Education City Stadium”, një nga stadiumet që kishte pritur ekipet ndërkombëtare të futbollit gjatë turneut të Kupës së Botës në Doha të Katarit në dhjetor të 2022-s, ka mirëpritur të mërkurën mijëra myslimanë për të falur namazin e Fitër Bajramit.

Kjo shënon herën e dytë të faljes së Bajramit në këtë stadium pas përfundimit të turneut ndërkombëtar në dhjetor të 2022-s, raporton AP.

Pas muajit të agjërimit të Ramazanit, myslimanët festojnë Fitër Bajramin.

Fillimi i festës tradicionalisht bazohet në hënën e re, dhe ndryshon varësisht nga vendndodhja gjeografike.