Skender Hyseni nga LDK është përfolur se është ftuar nga Qeveria ‘Kurti II’ që të jetë pjesë e ekipit të dialogut me Serbinë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Skender Hyseni ka bërë të ditur se nuk ka pranuar ftesë për të qenë pjesë e ekipit, teksa reagimi i tij ka ardhur pas presioneve të shumta për t’u deklaruar rreth kësaj çështje.

Ai ka thënë se edhe po të pranonte ndonjë ftesë të tillë, nuk do ta pranonte, ndërsa nuk ka kursyer kritikat ndaj kryeministrit Albin Kurti për deklaratat rreth dialogut.

“Duke e vlerësuar kurreshtjen legjitime të medias, këtu po jap sqarimin tim për të gjithë. Unë nuk jam pjesë e ekipit dhe nuk kam pranuar as ftesë. Për më tepër, edhe po të kishte një ftesë të tillë, pergjigja ime ështe e prerë. JO! Nuk jam dhe nuk dua të jem pjesë e asnjë ekipi, sepse nuk besoj se Zoti Kurti është i vetëdijshëm se një marrëveshje përfundimtare me Serbinë me njohje përfundimtare reciproke si shtete të pavarura është sot prioriteti numër NJË i shtetit tonë. Duke ruajtur integritetin dhe karakterin unitar kushtetues, Kosovës i duhet një marrëveshje për njohje urgjentisht. Pra! Ka shumë rëndësi çfarë flet Kurt. Ai thot se dialogu nuk është prioriteti i tij!!! Duket se preferohet zvarritja dhe status-quoja, që une besoj janë gabime strategjike në dëm të Kosovës, sepse ky është realiteti”, ka shkruar Hyseni në Facebook.

Postimi i plotë:

Sqarim:

Mbrëmë dhe sot, pata presion të madh nga mediat për t’u deklaruar rreth spekulimeve sipas të cilave unë paskam pranuar dhe qenkam “pjesë e dialogut në Qverinë Kurti-2”. Spekulim i pastër!

Duke e vlerësuar kurreshtjen legjitime të medias, këtu po jap sqarimin tim për të gjithë. Unë nuk jam pjesë e ekipit dhe nuk kam pranuar as ftesë. Për më tepër, edhe po të kishte një ftesë të tillë, pergjigja ime ështe e prerë. JO! Nuk jam dhe nuk dua të jem pjesë e asnjë ekipi, sepse nuk besoj se Zoti Kurti është i vetëdijshëm se një marrëveshje përfundimtare me Serbinë me njohje përfundimtare reciproke si shtete të pavarura është sot prioriteti numër NJË i shtetit tonë. Duke ruajtur integritetin dhe karakterin unitar kushtetues, Kosovës i duhet një marrëveshje për njohje urgjentisht. Pra! Ka shumë rëndësi çfarë flet Kurt. Ai thot se dialogu nuk është prioriteti i tij!!! Duket se preferohet zvarritja dhe status-quoja, që une besoj janë gabime strategjike në dëm të Kosovës, sepse ky është realiteti. Gjithnjë jam angazhuar për konsensus të gjërë rreth çështjeve të interesit nacional. Besoj se partitë parlamentare duhet të gjejnë forcën dhe guximin të tejkalojnë lojrat e vogla poltike dhe të bashkohen në dialog me Serbinë. Zoti Kurti e ka mandatin dhe përgjegjësinë të nërtojë konsensusin dhe të bëj dialogun. Për aq sa kam parë deri më tani, edhepse e ka mandatin e plotë, kam frikë se Zoti Kurti nuk ka as guxim e as kompetencë që të marr përgjegjësinë për dialogun.Skender Hyseni