Sqarohet rasti i Abrashit! Ministri ka rezultuar negativ në testin për koronavirus, me çrast është shëruar

Kandidati për kryetar të komunës së Podujevës nga radhët e LDK-së, Nexhmi Rudari ka sqaruar gjithçka rreth infeksionit që kishte Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi.

Rudari në kanal10 tha se Abrashi ka rezultuar negativ në testin për koronavirus, me çrast është shëruar, transmeton Ballkani.info

Më herët mediat aluduan se Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka shkuar në fushatën në Podujevë si i infektuar, meqë rast për bazë kanë marrë postimet në faqen zyrtare të tij./Ballkani.info/