Sqarohet Ramiz Kelmendi: Në Kosovë jetojmë mirë, fal’ mërgatës tonë

Ramiz Kelmendi ka thënë se është keqinterpretuar sot me një deklaratë të dhënë në një emision.

Ai thotë se deklarata e tij është nxjerrë nga konteksti.

Mediat raportuan sot se Kelmendi ka thënë se njerëzit ejtojnë më mirë në Kosovë se sa ata në Gjermani, por ai thotë se kjo nuk kishte fare të bëjë me deklaratën e vërtetë që e ka dhënë.

Ky është reagimi i plotë:

SQARIM mbi deklaratën e dhënë në ATV – e njejta është nxjerrë në kontest!

Akcenti im ka qenë tek mesazhi i gjetjes së perspektivës së rinisë në atdheun e vet. E thotë edhe një varg i baladave tona shqipe… (Atje ku buka e kripa është më e ëmbël se mjalta…).

Përndryshe në Kosovë jetojmë mirë, fal’ mërgatës tonë!

Ramiz Kelmendin nuk mund ta trilloni në këtë raport. Vet kam ndjekur rrugët e Europës dhe botës!

Mërgatë, Zoti ju ruajtë, ju jeni krenari dhe aset kombëtarë!

Çdo interpretim tjetër duke përfolur emrin tim, ka qëllim dashakeq!