‘Sqaro kush je ti dhe pse të kërkojnë ty?’, Rama-Bashës: Akuzat t’i bëjnë dëshmitarët e masakrave në Kosovë

Kryeministri Edi Rama me anë të një reagimi në rrjetet sociale ka hedhur akuza ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në një status në rrjetin social “Twitter”, Rama i kërkoi Bashës që të flasë për akuzat që nuk i bëhen prej tij, po nga dëshmitarët e masakrave.

Më tej, Rama i kërkoi Bashës që të sqarojë publikun për pyetje “kush je ti në këtë mes” dhe “pse të kërkojnë ty dëshmitarë”.

“Lulëzim e bërë atë parti si leckë për këpucët e tua! Dil fol vetë për akuzat që nuk t’i bëj unë, po dëshmitarë të masakrave e të betejave për liri në Kosovë, që as i njoh as i kam takuar kurrë! Sharjet e akuzat ndaj meje nuk janë as argumenta, as shpjegime, po thjesht bishtnime!

 Në këtë mes unë kam vetëm rolin që më takon: Të të kërkoj t’i sqarosh publikut kush je ti në këtë mes dhe pse të kërkojnë ty dëshmitarët e nuk kërkojnë fjala vjen Stamo Dumon? Dhe lëri dokrrat me konspiracione parazgjedhore, se një kundërshtar si ti është një lule që s’këputet!” shkruan kryeministri Edi Rama.

Së fundmi është sjellë në vëmendje dëshmia e Milaim Bellanicës i cili thotë se filmimet e bëra prej tij në masakrën e Krushës së Madhe ia ka dorëzuar Lulzim Bashës.

LEXO EDHE