Dhunimi

Sqarimi i Gjykatës Supreme për vendimin në rastin e Vasfije Krasniqit

Gjykata Supreme ka reaguar pas rrëfimit të viktimës së dhunimit gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqit.

Sipas rrëfimit, dy përdhunuesit e saj janë liruar me vendim të Gjykatës Supreme dhe kjo gjë ka ngjitur edhe reagime të shumta në media dhe te qytetarët.Për këtë arsye, Gjykata Supreme përmes një sqarimi ka bashkëngjitur Aktgjykimin e këtij rasti, ku edhe jepet arsyetimin e vendimit të marrë.

Gjithashtu kjo gjykatë ka sqaruar se sipas Kodit Etik për Gjyqtar, e kanë të ndaluar komentimin e aktgjykimeve, qoftë nga kryetari i Gjykatës, qoftë nga gjyqtari i rastit.

Me qëllim të informimit të drejtë dhe te plotë të publikut lidhur me rastin e Vafsije Krasniqit, viktimë e dhunimit, gjatë luftës së fundit në Kosovë, bashkëngjitur gjeni Aktgjykimin e këtij rasti, (i cili është i anonimizuar, bazuar në Udhëzimin Administrativ, 02/2016), ku jepet arsyetimi për vendimin e marrë.

Gjykata Supreme, ju njofton se, sipas Kodit të Etikës për Gjyqtarë, komentimi i aktgjykimeve, qoftë nga kryetari i Gjykatës, qoftë nga gjyqtari i rastit, është i ndaluar. Faleminderit për mirëkuptim!”, thuhet në reagimin e tyre.

Ky është Aktgjykimi i Gjykatës Supreme: Aktgjykimi