Një person dyshohet se ka sulmuar me thikë axhën e bashkëshortes së tij në Gjakovë, pasi kishte shkuar për ta takuar gruan, e cila ishte larguar nga shtëpia për shkak të dhunës sistematike.
Rasti ka ndodhur më 21 nëntor, rreth orës 02:10, në shtëpinë e axhës së gruas.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari kishte shkuar për të biseduar me bashkëshorten e tij, por më pas dyshohet se kishte sulmuar me thikë axhën e saj.
Si i dyshuari, ashtu edhe viktima kanë pranuar tretman mjekësor.
Policia ka arrestuar të dyshuarin, ndërsa gjatë kontrollit i janë konfiskuar tri thika.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
DHUNË NË FAMILJE/Gjakovë / 21.11.2026 – 02:10. I dyshuari m/k dyshohet se kishte shkuar të bisedon me gruan e tij viktimën f/k në shtëpinë e axhës së gruas, e cila kishte ikur nga dhuna sistematike e tij, dhe më pas i dyshuari kishte sulmuar me thikë axhën e gruas viktimën m/k. I dyshuar dhe viktima kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar, nga i cili janë konfiskuar tri thika dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.






