Unaza rrugore lidh autostradat kryesore në të gjithë Kajron e Madhe, duke bashkuar qeveritë e Kajros, Gizës dhe Kalyubias, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Zjarri shpërtheu mbi një tunel në lagjen Al-Uarrak të Gizës, tha ministria. Mediat lokale raportuan se zjarrfikësit e kishin vënë zjarrin nën kontroll.

Aksidentet rrugore janë të zakonshme në Egjipt për shkak të faktorëve që përfshijnë shpejtësinë e tepruar, zbatimin e dobët të rregullave të trafikut dhe gjendjen e keqe të rrugëve.

Në vitet e fundit, Egjipti e ka zgjeruar rrjetin e tij rrugor me autostrada dhe ura të reja, në kuadër të një programi më të gjerë infrastrukturor që synon të lehtësojë bllokimet dhe t’i përshtatet rritjes së shpejtë të popullsisë dhe zgjerimit urban. Megjithëse projektet kanë përmirësuar qarkullimin në disa zona, shqetësimet për sigurinë rrugore vazhdojnë.