mjeku nga Podujeva

S’pranoi t’ia mjekonte babain, ja cila është kërkesa e djalit për mjekun

Dy ditë më parë është publikuar një video, në të cilën shihet se mjeku nga Podujeva, Ibrahim Hoti, refuzoi ta mjekojë një pacient me arsyetimin se e ka përfunduar orarin e punës.

Pas kësaj, Policia ka arrestuar mjekun, ndërsa kolegët e tij kanë kundërshtuar arrestimin, duke protestuar.

Sot, mjeku Ibrahim Hoti u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, ku edhe po trajtohet.

Rrahman Kajtazi, djali i pacientit Sejdi Kajtazi duke folur për ATV-në ka kërkuar që mjeku Ibrahim Hoti të lirohet nga Prokuroria.

Derisa kolegët e Hotit kanë protestuar dje kundër arrestimit të kolegut të tyre.