Sportistët të pakënaqur me kushtet në karantinë, kërkojnë vend më të sigurt

39 persona janë kthyer këtë të enjte në Kosovë në mënyrë të organizuar nga Stambolli, e të cilët janë vendosur në karantinë 14 ditore në Qendrën Studentore në Prishtinë.

Por aty dje është vendosur edhe ekipi Kombëtar i Boksit, i ardhur nga turneu në Londër.

Rreth kushteve higjienike në konviktet e vendosura ka folur edhe kryetar i klubit të boksit “Gollaku”, Besim Brahimi, i cili tha se higjiena këtu nuk është në nivelin e duhur.

Higjiena është pak keq këtu. Ne sportistet jemi shumë mirë këtu, duhet neve me na e bë ndonjë analizë e jo me na lanë sikur huta këtu. I kanë pru edhe 50, 60 njerëz këtu, ne jemi sportistë që e përfaqësojmë shtetin, nuk duhet me na lënë këtu në kamp…Jo mirë, të them të drejtën… Dezinfektues jo, shampon për me i pas trua duart po, dezinfektues i kemi disa tonat”, tha ai.

Ai tha se sportistët janë vendosur në dhoma të vetme, ndërsa ka paralajmëruar se nuk do të pranojnë që të jenë më shumë persona në një dhomë.

Po ashtu, ai ka kërkuar që sportistët të lejohen të shkojnë në një vend tjetër të izoluar, por që mund t’i vazhdojnë stërvitjet.

Në Kosovë janë 20 raste të konfirmuara me Covid 19. Qeveria ka marrë vendim që të gjithë të kthyerit në K osovë do të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë.