“S’po di ka me ja majte”/ mjekja e QKUK-së zbulon bisedën me një person që i vdiq gruaja pas lindjes nga Covid 19

Mjekja e QKUK-së, Burbuqe Skenderi ka treguar një bisedë me një person të cilit i kishte vdekur gruaja pasi kishte lindur si pasojë e Covid 19.

“…i kam 6 femije ne shtepi, prinderit me kan vdekur, sot me vdiq edhe gruaja, ka qene e shendoshe ,para dy jave ishte ne nje banket, vaksine nuk ka marr, erdha ta shoh beben, nuk po di kah me ja majte…Pjese e bisedes dje me burrin i cili humbi gruan pas lindjes si pasoje e Covidit”, u shprehë Skenderi në postimin e saj.

Gjendja me Covid 19 është rënduar shumë në Kosovë javët e fundit, ku kanë vdekur qindra persona dhe mijëra të tjerë janë infektuar.