Spiunohet Mercedesi super luksoz Maybach SUV

Mercedesi super luksoz, Maybach SUV është spiunuar komplet i pa kamufluar para debutimit zyrtar, i cili pritet të ndodh në vitin e ardhshëm.

I bazuar në SUV-in e Mercedesit, GLS, SUV-i luksoz do të rivalizoj direkt Bentley Bentaygan e Rolls-Royce Cullinan.

Nga fotot e spiunuara, shihet se ky SUV do të ketë ndryshime shumë të vogla nga GLS-i, me një gril më të madh nga para që duket si ndryshimi më i dukshëm në të.

Ndërsa nga brenda ende nuk është zbuluar asgjë e aty pritet të jetë ndryshimi më i madh i tij, me një fokus të veçantë në luks.

Më shumë detaje të tij ende nuk janë zbuluar, ndërsa kjo veturë pritet të jetë versioni super luksoz SUV i Mercedesit.

loading…