Spiunë në Shqipëri? Euractiv zbardh prapaskenat: “Dora” e Putinit, BE vendos për “fatin” e rusëve më 31 gusht

3 shtetasit e huaj, 2 rusë Svetlana Timofeeva dhe Mikhail Zorin dhe një ukrainas, Fiodor Mihailovic që u përfshinë në incidentin e të shtunës në Uzinën e Armëve në Gramsh, akuzohet nga prokuroria e Elbasanit për spiunazh.

Euractiv shkruan se këto incidente vijnë pas një dileme të vendeve të BE-së lidhur me bindjen ndaj thirrjeve të Ukrainës për të ndaluar hyrjen e turistëve rusë në bllok. Çështja do të diskutohet në një takim të ministrave të jashtëm të BE-së në Pragë më 31 gusht, teksa blloku 27 anëtarësh po peshon mundësinë e daljes me një qëndrim të unifikuar lidhur me vizat afatshkurtra për shtetasit rusë. Ukraina po i bën presion BE-së që të ndalojë hyrjen e turistëve rusë në bllok, por ka hasur në reagime të ndryshme.

Euractiv ka shkruar dhe për incidentin me 4 çekë që u kapën dje në uzinën ushtarake të Poliçanit. Sipas saj incidentet e fundit vijnë në kohën kur anijet ruse po kryejnë një sërë manovrash në detin Adriatik.

Si ndodhi sulmi në uzinën ushtarake të Gramshit

Mikhail Zorin, u pikas nga 2 rojet ushtarake në territorin e Uzinës, zonë e  ndaluar për persona të paautorizuar. Ushtaraket i kërkuan të largohej, por edhe pse ai i sulmoi me spraj neuroparalizues, u ndalua prej tyre.

Ndersa 33 vjeçarja ruse Timofoeva dhe 25 vjecari ukrainas, Mihajlov, u kapen nga policia pranë Cërrikut. Sulmi me spraj ndaj dy rojeve ushtarake të uzinës ngre dyshime se tre te rinjte mund të mos kene qënë thjesht blogerë. Të tre janë duke qëndruar në dhomat e paraburgimit në drejtorinë e Elbasanit.

Nga hetimet ka rezultuar se kjo nuk është hera e parë që këta shtetas janë në Shqipëri dhe fotografojnë zona ushtarake. Këtë e tregojnë postimet e tyre në rrjete sociale.

Teksa tentuan të hynin në uzinën e armëve në Gramsh i thanë policisë se ishin fotografë dhe kishin blogjet e tyre ku reklamonin kryesisht foto dhe video të ish-bazave ushtarake të Bashkimit Sovjetik. Sipas dëshmisë së tyre, të rinjtë fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura. Gjithashtu ata thanë se kanë fotografuar bunkerë dhe tunele të nëndheshëm, si dhe vende të uzinës e territore të lëna mënjanë.

Grupi hetimit beson se 3 të ndaluarit, janë pjesë e agjencive të huaja sekrete dhe paraqitja e tyre si turistë eksplorues është kamuflazh.