Spitali rus i fsheh pacientët e infektuar me Covid-19

Një spital rus është gjobitur për fshehjen e rreth 1,500 pacientëve të infektuar me COVID-19.

Një gjykatë në qytetin e Ufas dha një gjobë prej 2,600 dollarësh për spitalin, pasi i shpalli ata fajtorë për fshehjen e informacionit gjatë muajit shtator për 1,414 pacientë me COVID-19.

Republika e Bashkortostanit, ku gjendet Ufa ka raportuar 13,446 raste me COVID-19 dhe 76 vdekje që nga fillimi i pandemisë.

“Dështimi i spitalit për të siguruar informacion, ka çuar në një përhapje “të pakontrolluar” të sëmundjes”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Autoritetet thonë se infeksionet me COVID-19 në Rusi gati janë trefishuar nga 6.1 të infektuar në 17.1 infektuar për 100 mijë persona.

Në muajin tetor, sipas të dhënave të disponueshme deri më tani, në 23 rajone shkalla e përgjithshme e vdekshmërisë u rrit me më shumë se 32 për qind.

Nga të dhënat e publikuara lidhur me vdekshmërinë nga COVID-19, del se Rusia ka 120 mijë të vdekur e jo mbi 28 mijë vdekje që janë të raportuara.

Nga muaji prill deri në tetor 2020, numri i rasteve të raportuara është katër herë më i vogël që është realisht.