Spitali i Pejës mbushet me pacientë me Covid, hapen reparte të tjera për trajtim

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka hapur edhe reparte të tjera për pacientët me COVID-19, pasi repartet që veçse ishin të përcaktuar për trajtimin e tyre, janë mbushur.

180 pacientë janë të shtrirë në këtë spital. Sipas njoftimit të lëshuar, 157 nga këta pacientë janë në oksigjenoterapi, 5 në CPAP.

“Tashmë pasi që shtretërit e Reparteve të Bllokut Internistik: Reparti Infektives, Psikiatrisë, Dermatologjisë, Neurologjisë, Internistik dhe dy katet e Spitalit të Mushkërive janë mbushur me pacientë me Covid-19, është filluar që pranimet të bëhen në Repartin e ORL dhe Oftamologjisë”, thuhet në njoftim.

Momentalisht gjendja me pacientë me Covid-19 është:

180 pacientë janë të shtrirë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë;

157 pacientë janë në Oksigjenoterapi;

5 pacientë janë në CPAP;

9 pacientë janë shëruar;

20 pacientë janë pranuar.