Spitalet në Londër drejt kolapsit për shkak të COVID-19

Spitalet në Londër janë para kolapsit për shkak të rasteve të shtrira të infektuara me COVID-19.

Realiteti spitalor i metropolit rrezikon të përballet me një deficit midis pothuajse 2 mijë dhe mbi 5 mijë e 400 shtretërve brenda më pak se dy javësh.

”Të dhënat kanë të bëjnë me të gjitha departamentet”, thotë Vin Diwakar, një nga drejtuesit e shërbimit shëndetësor (NHS) në qytet, raporton ATSh.

Ndërsa në kujdesin intensiv, 417 vende mund të jenë mangut në krahasim me nevojat nëse rritja ditore e hospitalizimeve do të rritet me 4%, me 665 nëse rritet me 5% (” skenari mesatar”) dhe 945 nëse do të arrijë kulmin me 6% (“skenari më i keq”).

Mungesa e shtretërve  thuhet se nuk do të kompensohej plotësisht as nga rihapja e spitalit gjigant ”Nightingale Hospital”.