Lajm i mirë

Spitalet në Britani në kërkim të infermierëve kosovarë

Infermierë të shumtë kosovarë, iu kanë nënshtruar procesit të praktikës dhe trajnimit për t’u pranuar në spitalet britanike në Blackburn të Britanisë së Madhe.

Këtë lajm e kanë dhënë mediat britanike, ndër to Lancashire Telegraph, transmeton ballkani.info.

“Britania e Madhe ka pasur edhe më herët trajnime të organizuara për pranimin e stafit mjekësor nga vende të ndryshme europiane. Kësaj radhe, jemi duke bashkëpunuar me një universitet vendor (UCL) për trajnimin e infermierëve potencial nga Kosova”, ka thënë për Lancashire Telegraph drejtoresha e infermierisë në ELHT (East Lancashire Hospital Trust).

Pesë spitale në Blackburn të Britanisë kanë shprehur shqetësimin e tyre për mungesë stafi.

Ata pohojnë se ju mungojnë rreth 80% e puntorëve në repartet e infermierisë.  (Ballkani)