“Spiderman”-i 10-vjeçar kthehet në tmerrin e banorëve, ngjitet në ballkonet e shtëpive

Një grup të miturish me aftësi akrobatike kanë shkaktuar makth për banorët në Patras të Greqisë. Ata arrijnë të futen në apartamente, pavarësisht katit në të cilin ndodhen.

Kreu i grupit të cilësuar si “shtizat”, është vetëm 10-vjeçar dhe arrin të ngjitet si mace nëpër ballkone duke hyrë në shtëpitë e banorëve përmes dyerve të ballkonit edhe në rast se ata ndodhen në banesën.

Herën e fundit ai u ngjit mbi një automjet të parkuar, u hodh mbi një pemë dhe nga atje arriti në ballkonin e apartamentit.

“Spiderman”-i i vogël mori një kuti me bizhuteri, por pronarët e shtëpisë e vunë re dhe e ndoqën. Djali arriti të arratisej bashkë me dy të tjerë të cilët po e prisnin pak metra lart zonës.