S’përmbahet Klopp: Finalja në Baku qesharake, çfarë hanë në mëngjes në UEFA kur marrin vendime të tilla?

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, arrin gjithmonë të krijojë lajm nëpërmjet deklaratave të tij që janë të drejtpërdrejta dhe pa doreza. Numri një i stolit të “Redsave” do të luajë në finalen e Champions Leagues, ndërsa shpreson ende për një mrekulli në Premier League në javën e fundit të sezonit.

Ai ka kritikuar sërish hapur UEFA-n për krijimin e turneut Nations League, por ka folur dhe në lidhje me vendodhjen e finales së Europa League, apo dhe ndeshjeve finale të Championsit.

“Sivjet ishte sërish një tjetër vit intensiv dhe do të jetë sërish intensiv dhe vitin tjetër. Më 1 qershor luajmë finalen e Champions League dhe më 6 qershor luhet një ‘turne i mrekullueshëm’ që quhet Nations League. Të gjithë u habiten me mua kur thashë se nuk është një ide e mirë. Dy skuadrat që luajnë janë angleze. Nuk më duket ide e mirë që shumë nga lojtarët e këtyre skuadrave që do të luajnë në finalen e Championsit do të jenë dhe në UEFA Nations League”, – shprehet fillimisht Klopp në lidhje me kalendarin e përgatitur nga UEFA.

Gjermani më tej ka akuzuar dhe UEFA-n në lidhje me vendosjen e Bakusë si qyteti që do të presë finalen e Europa Leagues. “Mendoj se Madridi është i shtrenjtë, por të paktën nuk duhet të shkosh në anën tjetër të botës. Të shkosh në Baku për finalen e Europa Leagues është shumë qesharakte. Këta djem që marrin vendime të tilla, nuk e di çfarë hanë për mëngjes?

“Vitin e kaluar ishim në Kiev, një qytet i mrekullueshëm, por për një ekip në pjesën tjetër të botës nuk është destinacion i pëlqyeshëm. Madridi është i përgatitur për festën që do të bëhet atje, por Baku? Nuk kam asnjë ide si shkohet atje, apo nëse ka një linje të rregullt fluturimesh. Këta vendime duhet të jenë më të arsyeshme, më duken të paarsyeshme”, – tha trajneri i Liverpoolit.