Spektakli në “Anfield” mbyllet pa fitues, Chelsea triumfon ndaj Crystal Palace

Ka përfunduar me gjashtë gola por pa fitues ndeshja mes Liverpoolit dhe Brightonit, e vlefshme për xhiron e nëntë në Premierligë.

Mysafirët kishin epërsi të dyfishtë, falë golave të Trossard, para se Liverpooli të përmbyste gjithçka 2:3, por në fund u mbyll me rezultat 3:3.

Firmino me dy gola dhe autogoli i Ëebster i dhanë epërsinë vendasve, por një gol i Trossard, që kompletoi hat-trikun e mbylli këtë ndeshje pa fitues.

Me këtë barazim, Brighton tani shkon në kuotën e 14 pikëve në vendin e katërt, kurse Liverpooli bie në pozitën e nëntë me 10 pikë gjithsej. Në takimin tjetër Chelsea ka triumfuar me rezultat 1:2 ndaj Crystal Palace.