Spektakli i së premtes nis me një thirrje të rëndësishme për publikun dhe arsyeja është Donaldi me Beatrix

Spektakli i kësaj të premte ka nisur me një thirrje publike nga moderatorja Arbana Osmani.

Për shkak të marrëdhënies së zyrtarizuar tashmë mes Beatrix dhe Donaldit në publik kanë mbizotëruar komente nga më të ndryshmet.

Ajo që është më shumë shqetësuese është gjuha e urrejtjes dhe thirrjet diskriminuese për dy konkurentët.

‘’Ne si produksion nuk do të lejojmë në asnjë moment përdorimin e thirrjeve, epiteteve dhe komenteve në përmbajtjet e të cilave do të ketë mbizotërim të gjihës së urrejtjes. Personazhet tanë janë personazhe televizive dhe në asnjë moment nuk do të biem dakort me tendenca që kanë si qëllim denigrimin e figurës së tyre’’,- tha ajo.

Gjithashtu moderatorja shtoi se produksioni do të mbrojë me fanatizëm rregullin e ‘’Vëllait të Madh’’ që ka si qëllim izolimin total të banorëve nga bota e jashtme dhe mos lejimin e asnjë indicia që do të mundësojë sinjalizimin e tyre me ngjarjet që po ndodhin.

‘’Për banorët rregulli kryesor është që ata të jetojnë në izolim të plotë dhe produksioni do të kujdeset maksimalisht që kjo gjë të respektohet deri në fund. Në asnjë moment nuk do të lejohet që për konkurentët të vijnë indicie që ata të lidhen me botën që kanë lënë jashtë’’,- shtoi ajo.