Spektakël në Arktik, tre nëndetëse bërthamore ruse dalin njëkohësisht nga akulli VIDEO

Tre nëndetëse ruse dolën njëkohësisht nga poshtë akullit në atë që përshkruhet si “manovra e parë e këtij lloji në histori”.

Gjatë manovrave spektakolare, të cilat u zhvilluan në Tokën Franz Josef, një arkipelag i vendosur në veri të Rusisë, nëndetëset ishin të vendosura në një distancë rreth 300 metrash nga njëra-tjetra.

Trashësia e akullit, shpjegojnë mediat ruse, është rreth 1.5 metra, temperatura -30 gradë dhe erërat arrijnë 32 metra në sekondë.