Specialja thërret për intervistim edhe asamblistin e LDK-së, Bashkim Ndrecaj

Zyra e Prokurorit të Specializuar për Kosovën në Hagë, ka ftuar në intervistë, ish-luftëtari i UÇK-së, Bashkim Ndrecaj, i cili është Asamblist i LDK-së në Suharekë.

Ndrecaj të mërkurën ka pranuar ftesën për intervistim nga Gjykata Speciale, ndërkaq 21 maj do të paraqitet për intervistim në Hagë.

Ndrecaj është bashkëluftëtar i Remzi Shalës, i cili po ashtu është i ftuar nga Specialja, por që është arratisur nga Kosova dhe ka refuzuar që t’i përgjigjet ftesës së kësaj gjykate.

Ndërkaq, Specialja poashtu sot, i çuar ftesë për intervistim edhe ish-përfaqësuesit të UÇK-së në Gjermani, Enver Shala.

Ftesën Shala, e ka marrë derisa po shoqëronte në Hagë Ismet Taren, i cili po ashtu u intervista nga Dhomat e Specializuara.