Speciale: Kush është gruaja që synon të bëhet Kryeministre? (VIDEO)

Vjosa Osmani sot nga LDK u nominua për Kryeministre, ndërsa ky vendim erdhi pas mbledhjes së dytë të mbajtur.

Por kush është Vjosa Osmani, gruaja e cila synon të bëhet Kryeministre?, njofton Klan Kosova.

Gruaja që për tre mandate ishte deputete e LDK-së, u personifikua si kundërshtare e ashpër e ish-kryeministrit dhe liderit të PDK-së, Hashim Thaçit. Dhe jo vetëm e tij, por edhe e liderëve tjerë të UÇK-së, që pas luftës u inkuadruan dhe morën poste te larta politike e institucionale në vend.

Osmani ishte ndër të rrallët livgjvënës nga Lidhja Demokratike, që refuzoi të votojë Hashim Thaçin për kryetar shteti, edhe pse për këtë kishte një akord të nënshkruar me shefit të PDK-së dhe atij të LDK-së.

loading…