Spanja ka sekuestruar një mega jaht që besohet të jetë në pronësi të Igor Sechin, oligark rus dhe person shumë i afërt me presidentin Vladimir Putin.

Autoritetet spanjolle kanë konfirmuar që jahti i cili kushton rreth 500 milionë dollar është sekuestruar sot në portin e Tarragona, në Catalonia.

Jahti i cili nga shumë revista është përshkruar si një prej më të mëdhenjve në botë, është parë duke lundruar nga Italia për në Spanjë gjatë nëntorit të vitit 2021.

Sechin është shef ekzekutivi i gjigandit rus të naftës, “Rosneft”, pozicion në të cilin ishte emëruar personalisht nga Putin.

Sekuestrimi vjen një ditë pasi Spanja sekuestroi dy anije të tjera në pronësi të oligarkëve – Valerie që kushton 140 milionë funte, e ankoruar në Barcelonë ku po i nënshtrohet riparimit dhe Lady Anastasia, një varkë me vlerë 6.5 milionë funte.