Pedro Sanchez

Spanja planifikon njohjen e Palestinës

Spanja do ta njohë shtetësinë e Palestinës në korrik të 2024-ës.

Këtë e ka thënë kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, sipas raportimeve që qarkullojnë nëpër disa media në Spanjë, transmeton Reuters.

Agjencia shtetërore e lajmeve EFE dhe gazetat El Pais dhe La Vanguardia cituan Sanchez duke bërë komente jozyrtare për gazetarët të hënën vonë në kryeqytetin jordanez, Aman, në ditën e parë të vizitave në Jordani, Katar dhe Arabinë Saudite.

Sanchez ka thënë se pret që Spanja të zgjeronte njohjen për palestinezët deri në korrik, duke shtuar se ai besonte se së shpejti do të kishte një “masë kritike” brenda Bashkimit Evropian për të shtyrë disa shtete anëtare të miratojnë të njëjtin pozicion, sipas EFE.

Spanja është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, bashkë me Rumaninë, Greqinë, Sllovakinë dhe Qipron.