Spanja pa asnjë viktimë nga koronavirusi, për herë të parë që nga marsi

Për herë të parë në dy muaj Spanja nuk ka raportuar për asnjë viktimë të re nga Covid-19, raporton Sky News.

Viktimën e parë nga koronavirusi Spanja e kishte regjistruar më 3 mars, dhe një muaj më vonë – më 2 prill kishte regjistruar numrin më të lartë të viktimave 950 persona të vdekur Brenda 24 orëve.

Fernando Simon, shef i emergjencës shëndetësore të Spanjës, ka thënë se tani rezultatet janë inkurajuese, pasi ka vetëm 71 të infektuar në 24 orët e fundit.

“Jemi në një pozicion shumë të mirë në zhvillimin e pandemisë. Statistikat po ndjekin një trend, po shkojnë në drejtimin e duhur”, ka thënë Simon.

Gjithashtu edhe masat janë duke u lehtësuar dhe Spanja po i kthehet jetës normale.