Në një artikull të fundit të publikuar në gazetën spanjolle “El Independiente” të enjten mbi paralajmërimin e Spanjës për njohjen e shtetit të Palestinës, thuhet se nëse Spanja avancon në njohjen e Palestinës, duhet të avancojë edhe në njohjen e Kosovës. Në artikullin e gazetës spanjolle përmendet edhe vendimi i Spanjës për njohjen e pasaportës kosovare.
Në janar të këtij viti Spanja njohu pasaportën e Kosovës, duke lejuar lëvizjen e lirë të kosovarëve, sikurse në vendet tjera të zonës Schengen të Bashkimit Evropian (BE). Gjithashtu, katër vendet e tjera të BE-së (Rumania, Qipro, Greqia dhe Sllovakia), ndonëse nuk e njohin pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, pranojnë vlefshmërinë e pasaportës kosovare.
Prandaj, gazeta spanjolle e cilëson “budallallëk diplomatik” vendimin për njohjen e pasaportës së Kosovës, por jo të shtetësisë. Sa i përket paralajmërimeve të autoriteteve spanjolle se do ta njohin Palestinën para muajit korrik, në artikullin e gazetës spanjolle thuhet se mosnjohja e Kosovës nuk ndihmon për të çuar përpara përpjekjet e BE-së për integrimin e Ballkanit Perëndimor.
VIDEO BONUS:







