Në mediet në Shqipëri është duke u raportuar në lidhje me disa urdhërarreste të SPAK-ut. Sipas Opinion.al, këto urdhërarreste janë në lidhje me çështjen e inceneratorit në Tiranë.

Në këtë urdhër për arrest është edhe një gazetar për të cilin Nacionale kishte raportuar dy vite më parë.

Endrit Habilaj është gazetari për të cilin SPAK-u raportohet se ka lëshuar urdhërarrest.

Po ashtu, urdhërarrest, gjithnjë sipas mediumeve në Shqipëri, është lëshuar edhe për Denis Tollkucin, Dashamir Ymeraj dhe për tre shtetas të huaj.