GJykata e Posaçme

SPAK refuzoi që Berisha të marr pjesë në parlament, GJKKO shtynë seancën deri më 8 shkurt

Është mbajtur sot në Gjykatën e Posaçme seanca për ankimimin e bërë nga avokatët e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, mbi refuzimin e SPAK për ta lejuar të marrë pjesë në seancat plenare.

Në përfundim të seancës gjyqtarja, Irena Gjoka vendosi shtyrjen e seancës deri më datën 8 shkurt, shkruan euronews.al.

Kujtojmë se avokatët iu drejtuan me një kërkesë prokurorëve të SPAK, Arben Kraja e Enkeleda Millonai duke theksuar se kjo është një e drejtë kushtetutese, si dhe faktin se ndaj Berishës nuk ka ende një vendim të formës së prerë.

Por kërkesa e avokatëve të Berishës u rrëzua nga SPAK.

GJKKO caktoi më 30 dhjetor 2023, masën e sigurisë “Arrest me burg”, me mbikëqyrje policore, ndaj ish-kryeministrit.

Sipas njoftimit të GJKKO, Berisha nuk duhet të largohet nga banesa e tij si dhe nuk duhet të komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të.

BONUS VIDEO: Së shpejti nis vaksinimi kundër virusit të HPV-së, doktoresha Xhevrije Canolli jep detaje