Spahiu: Heqja e flamujve, performancë e pështirë e PSD’së

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu ka komentuar aksionin e PSD-së ditë më parë ku zëvendësuan flamujt kombëtarë të Kosovës me batanije si shenjë proteste ndaj Qeverisë për situatën e krijuar me krizën energjetike, njofton Periskopi.

Sipas Spahiut zëvendësimi i flamujve kombëtarë të Kosovës me batanije nuk është performancë antiqeveritare, por akt tradhtie kombëtare.

“Të heqësh flamujt kombëtarë të Kosovës para Qeverisë e të vendosesh batanije në vend të tyre nuk është performancë antiqeveritare, por akt tradhtie kombëtare në radhë të parë. Policët që ishin në detyrë dhe që lejuan përdhosjen e flamurit kombëtar duhet të largohen nga puna zotni Ministër Xhelal Sveçla . Polici dhe ushtaraku janë të betuar ta mbrojnë flamurin kombëtar me jetën e tyre”, ka shkruar Spahiu.

Postimi i plotë:

Performancë e pështirë e PSD të Kosovēs.

Të heqësh flamujt kombëtarë të Kosovës para Qeverisë e të vendosesh batanije në vend të tyre nuk është performancë antiqeveritare, por akt tradhtie kombëtare në radhë të parë. Policët që ishin në detyrë dhe që lejuan përdhosjen e flamurit kombëtar duhet të largohen nga puna zotni Ministër Xhelal Sveçla . Polici dhe ushtaraku janë të betuar ta mbrojnë flamurin kombëtar me jetën e tyre.