Spahiu e quan sukses për Kosovën shkuarjen e Thaçit në Bjellorusi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me ftesë të shefit të Konferencës së Sigurisë së Munihut, Wolfgang Ischinger, ka udhëtuar për në Minsk të Bjellorusisë, ku do të marrë pjesë në Takimin e Grupit Kryesor të Konferencës së Sigurisë të Munihut.

Në një postim në Facebook analisti, Nexhmedin Spahiu e quan sukses të madh shkuarjen e Thaçit në Bjellorusi, raporton Ballkani.info

Postimi i plotë i Spahiut

Edhe nje sukses i madh i Hashim Thacit. Pavaresisht se eshte tubim joformal, vete shkuarja e Presidentit ne Bjellorusi eshte sukses per Kosoven per rrethanat aktuale.