Sozia e Kim Kardashian kryen 25 operacione në vithet e saj (FOTO)

Një fanse e Kim Kardashian ka shpenzuar disa mijëra paund për të zmadhuar vithet e saj.

Jennifer Pamplona, nga Sao Paulo, Brazil, ka shpenzuar në total pothuajse gjysmë milion paund në kirurgjitë e kryera.

Jennifer ka hequr 8 brinjë, ka kryer dy ndërhyrje në gjoksin e saj, rinoplastik, heqje e dhjamit të tepërt e shumë të tjera. Në një ndër operacionet e saj të fundit është zmadhimi më shumë i të pasmeve të saj ku shihet e pikturuar si forma e një rrjete merimange.

Ky operacion është kryer nga Dr. Bulent Cihantimur në Turqi, përfshin disa fije të cilat injektohen në secilën anë për të përmirësuar rinovimin e lëkurës.

26-vjeçarja po bën gjithë këto për t’u dukur më mirë se kurrë më parë dhe sigurisht për të ndjekur pamjen e Kim Kardashian.