Foto

‘Sozia’ e Kate Moss hyn lehtësisht në Javën e Modës në Paris duke u shtirur si modelja e famshme

Një sozi e famshme që mashtronte njerëzit duke i bërë të mendojnë se ajo ishte Kate Moss në shfaqjen e modës në Paris është në të vërtet një modele dhe nënë nga Ormskirk e cila falënderoi ‘fansat’ për interesin e tyre – por sa e vështirë është të bëhet dallimi midis të dyjave?

Sozia e pashoqe e Kate hyri në pasarelë në shfaqjen e veshjeve të grave të markës “Marine Serre” për koleksioni vjeshtë/dimër 2024-2025 dje, shkruan DailyMail.

Ndërsa shumë njerëz u mashtruan duke menduar se ishte e vërteta Kate Moss, 50 vjeçe, në fakt ishte dikush që vetë e quan ‘Fake Moss’ – Denise Ohnona, 43 vjeçare, nënë e dy fëmijëve nga Ormskirk në Lancashire.

Ndërsa Kate u kthye në një super yll të modës që kur ishte adoleshente, Denise ka filluar të modelojë profesionalisht vetëm gjashtë vitet e fundit – pasi ka përballuar jo vetëm një ndarje të vështirë, por edhe një përplasje traumatike me veturë që i la disa dëme trupore të përhershme.

Ndërsa Kate ka një stil jetese transatlantik me festa të ndritshm – Denise thotë se është e lumtur të përqendrohet në të qenit nënë ndërkohë që gëzon vëmendjen si sozi e një ikone të modës.

Marka “Marine Serre” duket se mori frymëzim nga supermarketi “Aldi”, i cili përdori një truk të ngjashëm duke përdorur Denisën vetëm pak javë më parë. Kur yjet po zbrisnin në Manchester për një shfaqje në dhjetor të vitit të kaluar, ‘Kate’ u fotografua duke mbajtur një çantë nga supermarketi – megjithëse më vonë u zbulua se ishte Denise në maskim.

Ajo ka llogarinë e saj në Instagram të quajtur @iamnotkatemoss, me 67,400 ndjekës, në të cilën ajo imiton shfaqje të famshme në pasarelë dhe reklama nga Kate e vërtetë – duke shijuar momentet e saj në qendër të vëmendjes pas disa pengesave të pakëndshme në të shkuarën.

Ajo i tha rervistës Times se si ishte hedhur nga një veturë e drejtuar nga një i dashur atëherë në tetor të vitit 1998, duke goditur fytyrën e saj nëpër xhamin e përparmë të automjetit.

Ajo përshkroi se si mjeku që kreu operacionin e saj nuk ishte trajnuar në kirurgji plastike dhe ajo u përball me efektet e prodhimit të tepërt të kolagjenit. Denise tha: “Herën e parë që pashë një pasqyrë unë u rrëzova në dysheme në britma”.

Ndërsa luftonte me atë që e përshkroi si ‘një shembje nervash’, pesha e saj ra në pesë dhe gjysmë gurë dhe ajo vuajti nga ulçerat e stomakut.

Më vonë ajo kaloi disa kohë duke jetuar në Amerikë, në Orange County, ku punoi në telekomunikacion dhe u martua në Las Vegas – por ajo dhe burri i saj u ndanë në vitin 2011.

Ajo tha se fitoi peshë pasi u dekurajua dhe humbi interesin për të shkuar në palestër – vetëm për të frymëzuar të bëhet sërish në formë kur njerëzit vunë re ngjashmërinë e saj me Kate Moss.

Gjatë paraqitjes së saj në Paris të hënën, Denise kishte veshur një xhaketë ‘oversize’ lëkure të stolisur me logon e hënës së markës me një çantë. Ajo aplikoi një makijazh të rëndë të zi ndërsa flokët e saj të verdhë ishin lënë në valë të lirshme.

Pavarësisht nga puna e saj si sozi, ajo përshkruan veten si një nënë me kohë të plotë për vajzat Elise, 13 vjeçe dhe Anais, tetë vjeçe.

Denise tha: “Kur fillova të bëja show, unë isha shumë e turpëruar dhe e ndjeja veten si një mashtruese sepse unë jam një Fake Moss”. /Telegrafi/