Southgate: Finalet janë për t’u fituar

Përzgjedhësi i Anglisë, Gareth Southgate, ka thënë se ekipi që ai udhëheq e di se do të ketë përballje të vështirë me Italinë në finalen e Kampionatit Evropian “Euro 2020”.

Megjithatë, ai ka deklaruar se “finalet luhen për t’u fituar”.

“Italia ka ekip shumë të mirë. Po tregojnë paraqitje të mrekullueshme dhe kanë luftëtarë të mëdhenj në mbrojtje. Është ndeshje e madhe. Finalet janë për t’u fituar. Duhet të mblidhemi e të përgatitemi si duhet. Sot patëm ndeshje fizike e emocionuese”, ka thënë ai pasi Anglia eliminoi Danimarkën në gjysmëfinale, 2:1 pas vazhdimeve.

Anglia në minutën e 30-të u gjend në disavantazh, por arriti të barazonte në kohën e rregullt, ndërsa në vazhdime ia doli të sigurojë finalen.

Finalja e madhe Angli – Itali zhvillohet të dielën e 11 korrikut.