Sot zhvillohet Superkupa Kosovë-Diasporë

Sot zhvillohet ndeshja e Superkupës Kosovë-Diasporë, në Kampin Nacional në Hajvali me fillim nga ora 14:00.

Ndeshja për këtë trofe zhvillohet ndërmjet Llapit dhe Kosova Zurich. Kujtojmë se Llapi e ka fituar Kupën e Kosovës në edicionin 2021/22.

Skuadra e Batatinës takohet me fituesin e Kupës së Unionit të Zvicrës. Për Llapin kjo është hera e dytë radhazi që merr pjesë në Superkupën Kosovë-Diasporë si fitues i Kupës së Kosovës.

Ishte pikërisht Llapi që doli fitues në vitin e kaluar.