Sot zhvillohet dueli Shqipëria U21-Kosovë U21

Ekipi kombëtar U-21 i Shqipërisë do ta presë Kosovën sonte në orën 19:00 në stadiumin “Elbasan Arena, për ndeshjen e vlefshme për Grupin 3 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian U-21.

Për 90 minuta lojë, djemtë e Kosovës, të drejtuar nga Rafet Prekazi, do ta harrojnë miqësinë me Shqipërinë dhe do të luftojnë për t’i marrë tri pikët e ndeshjes, në mënyrë që të ngrihen në tabelën e Grupit 3.

Që të dyja Kombëtaret vijnë në këtë ndeshje pasi pësuan disfata në ndeshjet paraprake – Kosova me rezultat 2-0 si mysafire e Anglisë, ndërsa Shqipëria pas disfatës 4-0 në shtëpi kundër Austrisë.

Dardanët e rijnë renditen në pozitën e tretë në Grupin e tretë kualifikuese me gjashtë pikë nga tri ndeshje të zhvilluara (dy fitore, një humbje), ndërsa Shqipëria ka vetëm 2 pikë të grumbulluara pas katër ndeshjeve të zhvilluara (dy humbje, dy barazime).

loading…