Sot zhvillohen katër ndeshje në Superligë

Superliga e Kosovës vazhdon sot (e shtunë) me ndeshjet e xhiros së 16-të.

Në orar për ditën e sotme janë katër ndeshje, tri pre të cilave fillojnë nga ora 13:00.

Ndeshja kryesore zhvillohet në Gjilan, ku Drita e pret KF Llapin.

Të dy skuadrat kanë mbetur prapa në garën për titull, dhe kjo ndeshje mund të jetë vendimtare.

Përballje interesante do të jetë edhe ajo në ‘Bajram Aliu’, ku Drenica takohet me Vushtrrinë, ndërsa në kryeqytet, Flamurtari pret Feronikelin.

E vetmja ndeshje që zhvillohet nga ora 14:00, është ajo mes FC Prishtinës dhe Trepçës ’89.

Skuadra e Armend Dallkut ka nevojë për tre pikë, për të ruajtur distancën prej katër pikëve me liderët e Ballkanit.