Sot u jepet lamtumira e fundit prindërve dhe binjakëve të tyre që vdiqën në aksidentin në Bullgari

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit kanë arritur dje kufomat e 45 viktimave të aksidentit tragjik në Bullgari. Në mesin e tyre ishte edhe familja Ahmeti, katër anëtarëshe, prindërit dhe dy binjakët e tyre 4-vjeçarë, që u shua tragjikisht.

Familjarët e tyre bëjnë me dije se “familja Ahmeti, binjakët 4 vjeçarë, Luani, Albani, Avnie dhe Xhihan Ahmeti, varrosen sot, me drekë”. Në orën 10, nga xhamia në Çair ku janë 4 kufomat, familjarët do të nisen për në fshatin Vishtic të komunës së Likovës, për të bërë varrimin e tyre.

Ata ishin duke udhëtuar me autobusin e “Besa Trans”-it, i cili u përfshi nga flakët, më 23 nëntor, në autostradën Stroma në Bullari dhe si pasojë humbën jetën 45 udhëtarë, ndërsa u lënduan shtatë të tjerë.