Emina Çunmulaj

Sot themi gëzuar për Emina Çunmulaj, ja sa vite mbushi supermodelja shqiptare

12 shtatori është datë speciale për Emina Çunmulaj dhe njerëzit e saj të zemrës.

Modelja e njohur shqiptar sot feston ditëlindjen e saj të 39-të.

Emina njihet si një nga modelet më të suksesshme shqiptare në botë, e cila ka sfiluar për marka prestigjioze.

Ajo është edhe sot nga më të bukurat shqiptare dhe ndër emrat më të dashur për publikun, e cila përkundër sukseseve nuk ka harruar asnjëherë rrënjët e saj madje kthehet shumë shpesh në Mal të zi në vendlindje, në Shqipëri dhe Kosovë ku ndihmon dhe është pjesë e nismave humanitare vazhdimisht.

 Emina vjen nga Podgorica e Malit të Zi, një pjesë të jetës e kaloi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërsa është e martuar me biznesmenin iranian Sam Nazarian. /afterparty