Sot rrebeshe shiu e bubullima, nesër reshje borë

Prishtina Weather ka njoftuar se sot pasdite mund të ketë rrebeshe shiu dhe bubullimë.

Ditën e hënë ndryshim i situatës.  Temperaturat pësojnë një rënie të ndjeshme, derisa reshjet e shiut deri në mbrëmje shndërrohen edhe në borë. Reshjet e borës mund të formojnë shtresë dëbore edhe përgjatë pjesëve të ulëta nga rrafshi i Kosovës.  Ditën e martë me kthjellime, e të mërkurën reshje bore në mëngjes duke u përzier edhe me reshje shiu deri në mesditë.

Cilësia e ajrit mund të ketë përmirësim në fundjavë, ku kalon në indeks me vlera të pranueshme dhe të mira, e vetëm në periudha qetësie vlerat e çastit rriten në të dobëta.

10.12 – Kryesisht me vranësira, kohë pas kohe me riga lokale shiu.  Në mbrëmje reshje më të vazhdueshme shiu.

11.12 – Kryesisht me vranësira.  Pasdite priten edhe rrebeshe shiu, aty këtu të shoqëruara me ndonjë bubullimë.

12.12 – Më ftohtë, kryesisht vranët dhe me reshje shiu, që me rënie të temperaturës deri në mbrëmje shndërrohen edhe në reshje bore.

13.12 – Ngrica në mëngjes.  Ditën më shumë diell.

14.12 – Reshje bore priten herët në mëngjes duke u përzier me shi.  Ditën kryesisht me vransira.

Temperaturat të larta në fundjavë, deri 13C e 14C maksimalet, e në fillim të javës zbresin në 2C e 3C.  Minimalet të martën zbresin edhe deri në -4C.

Në fundjavë era frynë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 2-11m/s, e të hënën ndryshon drejtimin në verilindore, ku frynë me hove edhe deri në 15m/s.

Shtypja atmosferike pëson rënie të thellë nën vlera normale në fundjavë.

May be an image of text that says 'Sht, 10.12 Die, 11.12 Hën, 2.12 Mar, 13.12 Mer, 14.12 13°9° 15 Era: 5-11m/s Shtypja: 1003mb Lageshtia: 75% UVI: Era: 2-9m/s Shtypja: 994mb Lageshtia: 73% UVI: Era: 7-15m/s Shtypja: 1009mb Lageshtia: 60% UVI: AQI 5: 5/20 Era: 2-4m/s Shtypja: 10 2mb Lageshtia: 65% UVI: AQI PM2. 5/20 Era: 3-8m/s Shtypja: 101 1010mb Lageshtia: 72% UVI: AQI PM2.5 5/25 Parashikimi mẽ: 9.12.2022 Prishtina Weather'