Futboll

Sot rikthehen emocionet e Superligës

Sot edhe zyrtarisht nis sezoni i ri i Superligës së Kosovës.

Në program për ditën e sotme janë katër ndeshje.

Kampioni në fuqi, Drita do të luaj si mysafire e Ferizajit.

Dukagjini do të jetë nikoqire e Prishtinës, ndërsa Drinica përballet me Llapin.

Skuadra e Malisheves në javën e parë do të ketë punë me skuadrën Prishtina e Re, e cila për herë të parë do të luaj në Superligë.

Të gjitha ndeshjet zhvillohen nga ora 16:30.