Sot publikohet kënga e re nga Buta, një tjetër bashkëpunim nga reperi

Buta sot do të lëshoj projektin e ri.

Buta ende pa mbushur një muaj nga lansimi i duetit me Singullarin, ka vendosur të publikojë një tjetër bashkëpunim.

Reperi nga Ferizaj i cili është shumë i pëlqyer nga moshat e reja, përmes një postimi të bërë së fundmi në Insastory ka njoftuar se sot në ora 20:00 do ta shpërndaj projektin e ri.

Kënga e cila titullohet ‘Blero’ është e kompletuar edhe nga ana vizuale dhe si në projektin paraprak edhe tani Buta ka vendosur të vjen në bashkëpunim, kësaj radhe me Agon.