Sot protestohet në Fushë Kosovë për vrasjen e 12 vjeçarit dhe neglizhencën e policisë

Pasi dje një grup i aktivistëve të Fushë Kosovës mbajtën një aksion simbolik para stacionit policor të kësaj komune pas vrasjes së 12-vjeçarit, sot është paralajmëruar protestë.

Ata protestojnë për, siç thonë, neglizhencën institucionale të policisë dhe gjyqësisë për vrasjen e 12-vjeçarit që ndodhi javën e kaluar.

Lexo edhe: Të premten protestohet në Fushë Kosovë, aktivistët akuzojnë policinë për neglizhencë rreth vrasjes së 12 vjeçarit

Gazmend Qyqalla, aktivist dhe pjesëtar i komunitetit ashkali, ka bërë thirrje që sot të protestohet në mënyrë që të mos lejohet që përdhunimet e vrasjet të fshihen brenda mureve të institucioneve publike.

“Ju ftojmë të ngrihemi të gjithë në protestë para Policisë dhe të mos lejojmë që përdhunimet e vrasjet të fshihen brenda mureve të këtyre institucioneve që më së paku po na mbrojnë. Të premten në orën 14;00 mblidhemi tek lagjja ‘Meshari ‘për të vazhduar drejt stacionit policor në Fushë Kosovë”, tha ai.

Kujtojmë se dje Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën e paraburgimit prej 1 muaji për të dyshuarin për vrasjen e 12-vjeçarit.

loading…