Sot pritet të mbahet seanca ndaj 11 veteranëve

Seanca fillestare ndaj 11 veteranëve që janë duke u akuzuar për veprën penale ‘asgjësim apo dëmtim i pasurisë’, pritet të mbahet këtë të mërkure nga ora 09:00.

Veteranët e akuzuar janë Xhevdet Qeriqi, Muhamed Kuka, Zymer Ahmeti, Fahri Zeqiri, Arsim Hopp, Skënder Llugiqi, Ekrem Xheladini, Nusret Azemi, Bahti Danushi, Driton Sadiku dhe tani i ndjeri Gj.M.

Ata janë të akuzuar se më 7 gusht të vitit 2015 kanë shkaktuar dëme në institucionet publike, gjatë një proteste që kanë mbajtur për procesin e verifikimit të veteranëve të luftës.